ARMENI

REUTERS
Përfundon në Dortmund
9 July, 2013 @10:49
Borussia Dortmund ka transferuar sulmuesin e lartvlerësuar të Shakhtar Donetskut, Henrikh Mkhitaryan.
Sulmuesi armen 24 vjeçar i ka kushtuar nënkampionit të Europës 27.5 milionë euro. Ai në Dortmund ka ardhur për të zëvendësuar Mario Gotzen që iku për Bayern Munchen.
Përkundër se luan si sulmues i fshehur në mesfushë, Mkhitaryan ka befasuar në stinorin e kaluar duke shënuar 25 gola në 28 ndeshje për kampionin ukrainas.
Lajmin e ka zyrtarizuar edhe klubi ukrainas që udhëhiqet nga Mircea Lucescu, Shakhtar.
Borussia Dortmund kishte eliminuar Shakhtar Donetskun në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve stinorin e fundit. Mkhitaryan gjatë gjithë verës kërkohej nga Liverpool, që në fund dështoi ta blejë.