UKRAINË-KOSOVË
Përkundër përmirësimeve, Kosova mposhtet nga Ukraina
9 October, 2016 @19:46
Me rezultat 3-0 është mbyllur takimi i tretë kualifikues i Kosovës drejt Botërorit “Rusia 2018”.
Përkundër faktit që Kosova zhvilloi paraqitje shumë më të pjekur në këtë takim, e sidomos në pjesën e dytë, Ukraina shënoi tri herë, duke shfrytëzuar pasigurinë në mbrojten e Kosovës dhe takimi u mbyll me shifrat 3-0.
Ndër disa raste që Kosova i krijoi në pjesën e dytë, ra në sy një shtyllë e Bernard Berishës, rast i cili ishte shumë pak minuta para golit të dytë të ukrainasve, gol i cili e mbylli takimin.
Pas 3 ndeshjeve, Kosova ndodhet në vendin e fundit të Grupit I.