Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI 2-1 PRISHTINA

Përmbysje! Zëvendësuesi Zeka i jep Ballkanit fitoren në fund

Përmbysje! Zëvendësuesi Zeka i jep Ballkanit fitoren në fund


28 October, 2020 @15:54

Mevlan Zeka u inkuadra në lojë në minutën e 62 të ndeshjes në vend të Arbër Potokut.

Dhe sulmuesi gjakovar i Ballkanit ka arritur të bëj përmbysjen e madhe në derbi, duke kthyer ekipin e tij nga humbja në fitore krejt në fund të ndeshjes.

Ballkani fitoi derbin ndaj Prishtinës 2-1 [Mevlan Zeka 88, 90+3 - Oto John 34].

Ndeshje e hapur me plotë raste në Suharekë sot, derisa Prishtina morri epërsinë në pjesë të parë të ndeshjes përmes nigerianit Oto John, që shënoi pas asistimit të Gauthier Mankendës (34).

Prishtina pati edhe disa raste në pjesë të parë, përmes Qëndrim Zybës (21), Oto Johnit (28), por për 45 minutat e para mjaftoi 0-1.

Me të nisur pjesa e dytë John pati edhe një super rast, kur tentoi parabolimin e Armend Ruxhit, por topi shkoi pranë shtyllës (58).

TABELA AKTUALE

E pas kësaj vjen momenti i ndërrimit të lojës. Inkuadrimi i Zekës ka dalë të jetë fatal për Prishtinën. Sulmuesi i Ballkanit, pas disa rasteve jo të sakta nga Blendi Baftiu (85 dhe 87), ka arritur të shënojë golin e barazimit 1-1 (88).

Zeka shënoi pas krosimit të Edvin Kucit, ndërsa Eglant Haxho do të mund të ishte pak më i mirë në këtë dalje.

Sidoqoftë, kur pritej që ndeshja të përfundonte me barazim dhe skuadrat të ndanin pikët në derbi, pasoi goditja përfundimtare e suharekasve.

Mevlan Zeka përsëri në skenë për 2-1 (90+3) në minutat shtesë të takimit, i cili brenda zonës gjindet më së miri. Pas krosimit të Edvin Kucit topi i të cilit shkoi deri në shtyllën e dytë të Prishtinës, portieri Haxho i pasigurt, e gjakovari i gjindshëm nga afërsia godet drejt portës së mysafirëve - që solli gëzim të jashtëzakonshëm te të gjithë vendasit e pranishëm.

Me këtë fitore Ballkani i kthehet fitores pas humbjes nga ‘89-shi në xhiron e shkuar, ndërsa Prishtina regjistron humbjen e dytë me radhë në derbi, pasi që pas Gjilanit, ra edhe nga Ballkani për të mbetur pa pikë në dy ndeshjet e fundit.

Në xhiron që vjen, Ballkani pret Besën, ndërsa Prishtina udhëton te Drenica në Skenderaj.

tabela


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga