Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA 0-0 GJILANI

Përsëri barazojnë

Pamje nga ndeshja e sotme/ Foto: KFDrenica/fb

Përsëri barazojnë


1 October, 2020 @17:01

Dy skuadrat me qëllime krejt ndryshe në Superligë, Drenica e Gjilani, kanë barazuar përsëri.

Pas barazimit ndaj Feronikelit në xhiron e kaluar, Drenica ka barazuar edhe ndaj Gjilanit sot, në përballjen e fundit të xhiros së katërt të Superligës, sikurse edhe mysafirët, që kishin barazuar ndaj Ballkanit në xhiron e shkuar.

Gjilani pati rast të mirë në pjesë të parë kur Franc Veliu tentoi nga gjuajtja e lirë, por mbrojti portieri Arion Ymeri (31’).

Më pas, referi kryesor i ndeshjes Dardan Çaka dha penallti për gjilanasit, por e anuloi atë pas konsultimit me ndihmësit e tij.

TABELA AKTUALE

Në pjesë të dytë u vërejt përsëri një dominim i ekipit të Gentjan Mezanit, por golat nuk erdhën.

As zëvendësimet si Shend Kelmendi, që hyri në vend të Ardit Hilës e Keita Aziz që hyri në vend të Gramoz Kurtajt, nuk ndërruan rezultatin, përkundër se i pari pati rast tepër të mirë për shënim 10 minuta para fundit të ndeshjes.

Edhe Fiton Hajdari e Gerhard Progni patën më pas raste për shënim, i pari në aksion, ndërs i dyti nga gjuajtja e lirë - por Arion Ymeri ishte në vend për të shpëtuar ekipin e drejtuar nga Fadil Rama me pikë nga kjo ndeshje, për rezultatin përfundimtar 0-0.

a

Për të dyja skuadrat ky është barazimi i dytë i stinorit, ndërsa të dyjat tash kanë nga 5 pikë të tubuara nga 4 xhirot e para.

Drenica vs Gjilani

 


 
Të gjitha lajmet nga