JAVA XXV
Pesë ndeshje në Ligën e Parë, kryesorja në Pejë
21 April, 2019 @11:44
Pas tri ndeshjeve të luajtura dje, xhiroja e XXV e Ligës së Parë vazhdon sot me pesë ndeshje të tjera.
Ndeshja kryesore e ditës zhvillohet në Pejë, ku mes vete takoheni vendi i dytë dhe i tretë i tabelës, Besa e Dukagjini. Ky takim i rëndësishëm është cilësuar edhe nga FFK-ja, e cila gjyqtar të takimit e ka deleguar Genc Nuzën, gjyqtar ky që mban stemën e FIFA-së dhe e përfaqëson Kosovën edhe në nivele ndërkombëtare.
Në takimet e tjera të ditës, Vëllaznimi në ri-debutimin e trajnerit Blerim Mula do të ndeshet me Vllazninë në Pozheran, Vushtrria në shtëpi do të përballet me Fushë Kosovën, Bashkimi i Koretinit e pret 2 Korrikun, ndërkohë që Kika e pret në Hogosht Arbërinë.
Të gjitha takimet zhvillohen me fillim nga ora 15:30.