LAZIO - CHIEVO
Shqiptari shënon, Chievo ende lufton
20 April, 2019 @17:12
Përkundër se janë në fund të klasifikimit të Serie A-së dhe me gjasa vetëm teorike për të shpëtuar, tash kur kanë mbetur edhe 5 xhiro deri në fund të stinorit, Chievo s’po dorëzohet.
Pas katër humbjeve radhazi veronezët kanë shënuar fitoren e parë në Serie A dhe atë me golat e Emanuel Vignatos e Përparim Hetemajt për fitore ndaj Lazios që po lufton për një vend që dërgon në Evropë.
Te Lazio për 90 minuta në fushë ka qenë Thomas Strakosha, ndërsa serbi Sergej Milinkovic-Savic ka dalë me të kuqe në minutën e 34-të të ndeshjes, derisa fundin e takimit, romakët e pritën me 9 lojtarë pasi që u skuq edhe Luis Alberto krejt në fund.