KUALIFIKIMET
Skocia shkarkon trajnerin
18 April, 2019 @14:25
Federata e Futbollit të Skocisë ka bërë të ditur edhe zyrtarisht se ka përfunduar para kohe marrëveshjen me selektorin Alex McLeish sot.
Pas mbledhjes së Bordit të Federatës dhe konsultimit me McLeishin, është marrë vendimi që t’i ndërprehet puna trajnerit në fjalë.
Shkak për këtë ka qenë humbja befasuese që Skocia pësoi në duelin e parë kualifikues për EURO 2020 ndaj Kazakistanit 3-0. Pas kësaj, fitorja erdhi me San Marinon 2-0, mirëpo kjo nuk ka bindur drejtuesit e Federatës për të ardhmen në këto kualifikime.
TABELA AKTUALE E EURO 2020 dhe NDESHJET
Kështu, bashkë me trajnerin McLeish nga detyra largohen edhe ndihmësit e tij: Peter Grant, James McFadden dhe Stevie Woods.
Skocia në qershor do të ketë punë të vështirë pasi që e presin duelet ndaj Qipros dhe Belgjikës. Në ditët në vijim, pritet të shihet se kush do të merr detyrën e selektorit të këtij vendi.