PORTO - LIVERPOOL
Poker për gjysmëfinale!
17 April, 2019 @23:11
Pas fitores 2-0 në shtëpi, Liverpooli i qetë e menaxhoi mirë edhe ndeshjen e kthimit ndaj Portos në Portugali, për të kaluar kështu pa shumë probleme në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Nënkampioni në fuqi i Evropës shënoi në minutën e 26’ përmes Sadio Mane me ndihmën e VAR, për t’ia shuar një entuaziazëm të minutave të parë që Porto po e kalonte, e më pas gjithçka ‘ra në vendin e vet’ dhe pjesa tjetër e ndeshjes kaloi pa shumë probleme për skuadrën angleze.
Në pjesën e dytë, “Të Kuqtë” e Klopp shënuan edhe tri herë të tjera, derisa vendasit e gjetën vetëm golin e nderit dhe ndeshja u mbyll me rezultatin e thellë 1-4, rezultat i cili edhe një herë tjetër e dëshmon sezonin fantastik që Liverpooli po e kalon, si në Angli, ashtu edhe jashtë saj.
Siç dihet, në gjysmëfinale Liverpooli do të takohet me Barcelonën, e cila mbrëmë e eliminoi nga gara më prestigjioze evropiane për klube Manchester Unitedin.