MEDIA
Munishi ka dhënë dorëheqje
17 April, 2019 @22:22
Trajneri i Vëllaznimit Ismet Munishi pas disfatës së rëndë sot në përballjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës nga Trepça’89, bëhet e ditur se ka dhënë dorëheqje.
Edhe pse faqja zyrtare e Vëllaznimit nuk ka komunikuar ende asgjë, vetë Munishi ka folur me Insportin ku ka bërë të ditur largimin e tij nga klubi, pasi që ka përjetuar rëndë disfatën e sotme nga ekipi mitrovicas dhe ka marrë përgjegjësinë për këtë humbje.