Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARCELONA - UNITED

Messi në formë, Barcelona shumë e fortë për Unitedin

Messi në formë, Barcelona shumë e fortë për Unitedin


16 April, 2019 @23:02

Ashtu sikur takimi i luajtur në Angli, edhe takimi kthyes i zhvilluar sonte në Kataluni ka përfunduar me fitoren e Barcelonës.

Një ndeshje që filloi mirë për “Djajtë e Kuq”, me sulmuesin Rashford që goditi shtyllën pa kaluar as edhe një minutë lojë, u mbyll krejt ndryshe. Skuadra e Barcelonës nuk la shumë dilemë për fituesin, duke shënuar shpejt në minutat 16’ e 20’, për ta mbyllur ndeshjen.

Leo Messi, që ‘më në fund’ e gjeti rrjetën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shënoi dy herë. Fillimisht, pas një topi të mbajtur ‘pashpjegimisht’ gjatë nga Ashley Young, Leo Messi shënoi në stilin e tij me të majtën nga pak-jashtë zonës, e më pas 4 minuta më vonë shënoi edhe një herë me ndihmën e David De Geas, gabimet e të cilit këtë sezon po vazhdojnë.

SKEMA E CHAMPIONS LEAGUES

Që nga shënimi i golit të dytë, çdo gjë sa i përket skuadrës që kalon tutje përfundoi. Loja kaloi totalisht në kontrollin e vendasve, të cilët të qetë e menaxhuan ndeshjen, madje edhe shënuan për rezultatin përfundimtar 3-0 me Coutinhon, i cili reagoi një supergol nga distanca.

Me Unitedin që i duhet të shpenzojë që të arrijë t’i bëjë ballë fuqive momentale të Evropës, Barcelona në anën tjetër sivjet e luan gjysmëfinalen e parë që nga viti 2015, ku me shumë gjasë do të ndeshet me Liverpoolin, skuadër kjo që ndeshjen kthyese nesër ndaj Portos e nis me një epërsi 2-0 nga përballja e parë në Angli.

 


NGA SERIE C NË KOMBËTAREN KUQEZI

Trajneri që pritet të jetë ndihmës i Rejas në kombëtare

Evropiani/Shqipëria/Transfere

Trajneri që pritet të jetë ndihmës i Rejas në kombëtare

16/04/19 @ 15:13

GANI SEJDIU

Trajneri kampion merr drejtimin e Ballkanit zyrtarisht

FFK Superliga/Transfere

Trajneri kampion merr drejtimin e Ballkanit zyrtarisht

16/04/19 @ 14:49

NË SUHAREKË

Ballkani largon Sermaxhajn, përfolet emri i ri

FFK Superliga/Transfere

Ballkani largon Sermaxhajn, përfolet emri i ri

15/04/19 @ 22:20

MEDIAT SHKRUAJNË

Pritet vetëm zyrtarizimi nga FSHF

Shqipëria/Transfere

Pritet vetëm zyrtarizimi nga FSHF

15/04/19 @ 14:58

LILLE - PSG

Më e thella në 19 vite

Ligue 1

Më e thella në 19 vite

14/04/19 @ 23:04

NGA E PARA NË SUPERIORE

Vllaznia siguron Superioren

FSHF Kategoria Superiore

Vllaznia siguron Superioren

14/04/19 @ 22:07

LUDOGORETS - BALLKANI

Fitorja në Prishtinë s’mjafton, Ballkani mposhtet në Bullgari dhe eliminohet

FFK Superliga/Champions League

Fitorja në Prishtinë s’mjafton, Ballkani mposhtet në Bullgari dhe eliminohet

19/07/23 @ 21:56

LUDOGORETS - BALLKANI

Formacioni startues i Ballkanit, asnjë ndryshim nga Ilir Daja

FFK Superliga/Champions League

Formacioni startues i Ballkanit, asnjë ndryshim nga Ilir Daja

19/07/23 @ 18:58

PARA DUELIT VENDIMTAR

Ballkani kryen stërvitjet e fundit, i gatshëm për më të mirën

FFK Superliga/Champions League

Ballkani kryen stërvitjet e fundit, i gatshëm për më të mirën

18/07/23 @ 22:36

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

ELIMINOHET KAMPIONI I SHQIPËRISË

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

FSHF Kategoria Superiore/Champions League

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

18/07/23 @ 22:01

BAYERN

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

Champions League/Bundesliga/Transfere

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

18/07/23 @ 20:00

ME PËRMBYSJE MBYLLET AVENTURA DEBUTUESE

Struga eliminohet në fund!

Champions League/International

Struga eliminohet në fund!

18/07/23 @ 19:32

FORMACIONET STARTUESE: NDESHJA E KTHIMIT

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

Champions League/International

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

18/07/23 @ 16:18

TRAJNERI I LUDOGORETSIT

Ivaylo Petev: Ndihem i turpëruar

Champions League

Ivaylo Petev: Ndihem i turpëruar

12/07/23 @ 11:58

KTHEHEN TË PAMPOSHTUR

Struga nxjerr barazim në debutim

Champions League/International

Struga nxjerr barazim në debutim

12/07/23 @ 04:27


 
Të gjitha lajmet nga Champions League