NGA SERIE C NË KOMBËTAREN KUQEZI
Trajneri që pritet të jetë ndihmës i Rejas në kombëtare
16 April, 2019 @15:13
Njeriu i cili pritet të jetë ndihmës i Edy Rejas në kombëtaren e Shqipërisë, sipas mediave sportive tiranase, është italiani Alessandro Calori.
Calori 52 vjeç së fundi ka qenë trajner i ekipit të Ternanas në Serie C të Italisë, ndërsa ditë më parë ka ndarë rrugën me këtë ekip, që e ka bërë atë të jetë opcion për ndihmësin e Rejas te Shqipëria.
Shiko: ORARI i NDESHJEVE dhe TABELA drejt EURO 2020
Edhe pse Reja ende zyrtarisht nuk është emëruar nga FSHF, mediat italiane dhe shqiptare nga burimet e tyre kanë mësuar se shpejt pritet zyrtarizimi i tij, kurse për Calorin duket se gjërat s’po shkojnë ende mirë, pasi që Ternana përkundër se është ndarë me trajnerin nuk ka shkëputur kontratën zyrtarisht.
Përndryshe sot është bërë e ditur se Calori bashkë me Rejan ka qenë në Shkodër në ditën kur Shqipëria u mposht nga Turqia në Loro Boriçi 0-2.