DRITA - DRENICA

Foto: KFDrita/fb
Kampioni barazon në fund
14 April, 2019 @17:45
As penalltia s’i ka mjaftuar Dritës për të barazuar sot ndaj Drenicës 2-2. Penalltinë e Fidan Gërbeshit në kohën shtesë e dëbon portieri, të cilën Liridon Leci e kthen në portën mysafire për t’ia dhënë një pikë kampionit aktual për përfundimtaren 2-2.
Ka qenë Nicolas Andrews që i dha epërsinë Drenicës në fillim të ndeshjes, dhe më pas shënoi edhe për 0-2 pak para fundit të pjesës së parë.
Rikthimi i Dritës ka ardhur në 15 minutëshin e fundit të takimit. Së pari Betim Haxhimusa shënoi për të ulur epërsinë e mysafirëve, ndërsa më pas Kyrian Nwabuezes i anulohet një gol për shkak të faullit të mëparshëm.
Sidoqoftë, krejt në fund shkaktohet penallti ndaj Dritës. Gërbeshi dështon, por afër qëndron Leci që shtyn topin në rrjetë për një pikë.
Drita e katërta dhe Drenica e pesta në Superligë, do të vazhdojnë stinorin të qetë dhe me lojëra pa shumë emocione pasi që nuk janë të rrezikuar për rënie, sikurse edhe nuk kanë gjasa të mbërrijnë më lartë.
Xhiron që vjen Drita pret Trepçën 89 ndërsa Drenica Llapin.