FLAMURTARI - LIRIA
Flamurtari dërgon Lirinë drejt Ligës së Parë
14 April, 2019 @17:26
Dueli jetik për të dyja skuadrat u zhvillua në Prishtinë, derisa Flamurtari u tregua më i guximshëm para portës së prizrenasve dhe me fitore minimale 1-0 i dha vetes shpresë, e Lirisë ditët e fundit për mbijetesë.
Katër raste të mira të Flamurtarit në pjesë të parë u mbrojtën nga portieri i Lirisë Flamur Gashi. Tre herë tentoi Alban Shillova dhe njëherë Granchov por pa sukses.
E dhjetë minuta me të hyrë në pjesë të dytë, Shend Kelmendi pasi që njëherë dështoi para Gashit, herën e dytë u tregua i saktë për t’i dhënë avantazhin kuqezinjëve.
Goli i Kelmendit i dha Lirisë sado pak energji për këndellje, duke e pasur të qartë rrezikun, por gol s’kishte më në lojë dhe Flamurtari me 1-0 kap tre pikëshin jetik për të shpëtuar stinorin.
Liria në anën tjetër, tashmë veç mrekullisht mund të shpëtojë stinorin në Superligë.