NË SUHAREKË
Ballkani largon Sermaxhajn, përfolet emri i ri
15 April, 2019 @22:20
Dy ditë para ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kosovës dhe 6 xhiro para fundit të stinorit Ballkani ka bërë të ditur se ka larguar nga detyra trajnerin e deritashëm të ekipit Sami Sermaxhaj.
Sermaxhaj në fakt ka pasur një stinor tepër të mirë me Ballkanin, duke e çuar për herë të parë në histori të klubit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës dhe në një stinor mjaft të barabartë, ende është në lojë për të shpëtuar në Superligë duke mos qenë i rrezikuar nga rënia direkte.
Sermaxhaj ka qenë trajneri i dytë i Ballkanit këtë stinor. Ai ka marrë drejtimin e skuadrës në xhiron e katërt të Superligës, kur ekipi u nda me Bekim Shotanin që i kishte sjellë në Superligë.
Në ndërkohë, ka filluar të përfolet se Gani Sejdiu do të merr drejtimin e skuadrës së Ballkanit.
Ballkani do të luajë me Feronikelin si vendas pasnesër, ndërsa më 1 maj do të udhëtojë në Rexhep Rexhepi për të përcaktuar finalistin e Kupës.