MEDIAT SHKRUAJNË
Pritet vetëm zyrtarizimi nga FSHF
15 April, 2019 @14:58
Ish trajneri i Napolit, Atalantas, Cagliarit e Lazios Edy Reja do të jetë edhe zyrtarisht trajner i ri i kombëtares shqiptare, bën të ditur sot CalcioMercato.
“Siç kemi kuptuar ne, Edy Reja do të jetë selektori i ri i Shqipërisë, pas Christian Panuccit të larguar. Kryetari i FSHF-së ka zgjedhur tashmë atë dhe pritet të bëhet zyrtarizimi i shpejtë i tij,” ka shkruar njoftimi.
Njëjtë, për 73 vjeçarin trajner ka shkruar edhe Supersport, që ka bërë të ditur se tashmë Armand Duka i ka prezentuar arsyet e përzgjedhjes së tij Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së ndërsa ka mbetur vetëm edhe zyrtarizimi.
Shiko: ORARI i ndeshjeve dhe TABELA drejt EURO2020
Debutimi i Edoardo Rejas në krye të kuqezinjëve pritet të bëhet në qershor, kur kuqezinjtë luajnë ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.
Nga dy ndeshjet e para Shqipëria ka fituar 3 pikë, pasi që u mposht nga Turqia në Shkodër (0-2, që çoi në largimin e Christian Panuccit) dhe duke e fituar Andorrën (0-3, me selektorin e përkohshëm Ervin Bulku).