NGA E PARA NË SUPERIORE
Vllaznia siguron Superioren
14 April, 2019 @22:07
Pas një sezoni të kaluar në Kategorinë e Parë, ekipi shkodran me traditë në elitën e futbollit shqiptar, Vllaznia ka siguruar rikthimin në Superioren shqiptare.
Me golat e Silvios, Alsid Tafilit dhe Valto Zeqajt Vllaznia e drejtuar nga Agim Canaj ka shënuar fitore 3-0 si mysafir ndaj Erzenit në Shijak dhe kështu duke bërë 12 pikë dallimin me përcjellësin e parë të saj Besëlidhjen, ka siguruar rikthimin.
Trajneri Canaj ndërkaq, në bisedë me mediat shqiptare ka bërë të ditur se tashmë duhet filluar përgatitjet për sezonin e ardhshëm, derisa ka falenderuar edhe ish trajnerin e ekipit Hasan Lika, që ka thënë se i ka lënë ekip të gatshëm dhe ka qenë e lehtë të arrihet Superiorja me futbollistët dhe lojën që ka gjetur te Vllaznia.