LIVERPOOL - CHELSEA

Foto: premierleague.com
Mane-Salah për lidership
14 April, 2019 @19:22
Dy gola të shpejt në fillim të pjesës së dytë (Sadio Mane me kokë dhe maestrale nga Mohamed Salah) kanë kthyer Liverpoolin në krye të tabelës së Premier Ligës.
Liverpool mposhti Chelsean 2-0 në derbin e ditës, derisa londinezët panë disa raste të shpërdorura nga Eden Hazard sot.
Fitorja çon Liverpoolin në vend të parë me një ndeshje më shumë sesa Manchester City ndjekës, që ka dy pikë më pak. Dueli i radhës për djelmoshat e Jurgen Kloppit, ndaj Cardiff Cityt.