JUVENTUS - FIORENTINA
Juve thyen rekordin evropian të titujve radhazi
20 April, 2019 @19:59
Juventus me fitoren e sotme ndaj Fiorentinës, që erdhi përmes një autogoli të shënuar nga German Pezzella, në fitoren 2-1, është bërë kampion i Italisë për herë të tetë me radhë.
Me këtë, Juventus është bërë ekipi i parë evropian në pesë ligat më të forta që ka arritur të fitojë tetë tituj radhazi, duke ia kaluar titujt e serisë së Lyonit në Ligue 1, 7.
Njashtu, Cristiano Ronaldo është bërë lojtari i parë që ka arritur të fitojë si lojtar tituj kampioni në Premier Ligë, La Liga dhe Serie A.