Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PA GOLA NË BANJË

Phoenixi i rrezikuar, shkëput pikë nga Drenica

Foto: FCPhoenix/ fb

Phoenixi i rrezikuar, shkëput pikë nga Drenica


30 March, 2024 @23:43

Phoenixi që po lufton për mbijetesë këtë stinor në Ligën e Parë, ka siguruar barazim në shtëpi të vetë ndaj Drenicës sot dhe në duelin që  përfundoi pa gola, Phoenix 0-0 Drenica, ekipi i drejtuar nga Faruk Statovci ka marrë pikë të rëndësishme në këtë drejtim.

Drenica e Gani Sejdiut është në pozitë të katërt dhe ka regjistruar barazimin e nëntë sezonal sot, duke qenë ekipi me më së shumti barazime aktualisht në Ligën e Parë - Grupi A.

TABELA AKTUALE

Phoenix me pikën e sotme bëhet me 16 pikë pas 20 ndeshjeve dhe qëndron në pozitë të parafundit (të nëntë), kurse Drenica ka 27 pikë në pozitë të katërt.


 
Të gjitha lajmet nga