KF PHOENIX

Phoenixi zyrtarizon 6 përforcime, 4 prej tyre nga Vëllaznimi
3 January, 2022 @14:36
Skuadra e Phoenixit nga Banja e Pejës, që deri vonë njihej si Onixi, sot ka zyrtarizuar 6 përforcime.
Phoenixi ka nisur të tregojë që është prej skuadrave serioze në luftën për ngjitje në Superligë, duke sjellur 6 përforcime me të filluar afati kalimtar i janarit.
Katër lojtarë nga Vëllaznimi (Dardan Rogova, Rron Rogova, Adnan Haxhaj, Ardit Vokshi), Zeki Ademi nga Trepça ‘89 dhe Musa Kambi (ish-lojtar i të rinjve të Eintracht Frankfurtit) janë përforcimet e zyrtarizuara nga Phoenixi sot.
Stinorin vjeshtor Phoenixi e ka mbyllur në vendin e tretë të Grupit A të Ligës së Parë, duke qenë në mesin e skuadrave që po luftojnë për ngjitje në Superligë.