Të gjitha lajmet

GREQIA - KOSOVA

Pika e dytë, në nëntor lufta për mbijetesë në Ligën C

Pika e dytë, në nëntor lufta për mbijetesë në Ligën C

14 October, 2020 @22:33

Kosova ka marrë pikën e dytë në Grupin 3 të Ligës C të kombeve, duke barazuar ndaj Greqisë 0-0 në Athinë.

Me pikën e dytë të fituar, Kosova do të luftojë në nëntor për mbijetesë në Ligën C të kombeve, pra për të mos rënë në Ligën D, aty ku ishte në edicionin e parë të kësaj gare.

Yll i ndeshjes së sontme ishte portieri Arijanet Muric, i cili mbrojti penalltinë e grekëve dhe disa raste tjera të tyre, sidomos në pjesën e parë, para se Kosova të këndellej dukshëm në pjesën e dytë.

TABELA AKTALE

Në pjesën e dytë, Kosova pati rastet e veta konkrete me Lirim Kastratin depërtues dhe Leart Paqaradën, që pa goditjen e tij të larguar nga vija e golit.

Përveç kundërsulmeve që fatkeqsisht nuk u kompletuan me gol, Kosova zhvilloi paraqitje tejet të mirë në mbrojtje, duke mos pranuar gol, për dallim nga ndeshjet e kaluara, ndërsa rol në këtë luajti edhe ndryshimi i formacionit, me zvicranin Challandes që mbrëmë luajti me 3-5-2, duke e zhvendosur Vojvodën si mbrojtës qendror i djathtë.

Marrë parasysh numrin tejet të madh të mungesave dhe Greqinë që nuk di për humbje në ndeshje zyrtare që një vit, pika e fituar mbrëmë për Kosovën është për t´u duartrokitur.

Në vijim, muajin e ardhshëm Kosova i shkon Sllovenisë dhe e pret Moldavinë në dy takimet e fundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

COACH

Challandes i kënaqur me “luftën” që treguan lojtarët e Kosovës ndaj Greqisë

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

15 October, 2020 @0:39

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes, është shprehur i kënaqur me shpirtin luftarak që kanë treguar futbollistët e Kosovës…

ANALIZA E NDESHJES

Kosova jonë

14 October, 2020 @23:24

Në rolin e kryetarit të FFK-së ka pasur shumë emra – disa që kanë mbajtur gjallë futbollin në të ‘90tat,…

PLAYER RATINGS @ GREECE - KOSOVA

Greqia - Kosova, notat e ndeshjes

14 October, 2020 @23:18

Pas ndeshjes në mes të Greqisë dhe Kosovës, e cila u mbyll me rezultat 0-0, TopSporti.com ka vendosur notat për…

LITUANIA - SHQIPËRIA

Përsëri pa gola, e treta ndeshje pa fitore

14 October, 2020 @19:54

Njëjtë si ndaj Kazakistanit, Shqipëria edhe sonte ka luajtur pa gola. Në ndeshjen e saj të katërt në Grupin 4,…

11-SHET

Formacionet zyrtare: Greqia - KOSOVA

14 October, 2020 @19:33

Janë caktuar formacionet zyrtare të Greqisë dhe Kosovës. GREQIA: Vlachodimos, Hatzidiakos, Svarnas, Tzavellas, Giannoulis, Kourbelis, Zeca, Limnios, Bakasetas, Mantalos, Pavlidis. …

Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve