Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI - A&N

Plot 5 gola në Gjakovë, A&N fiton ndaj Vëllaznimit

Foto: KF Vëllaznimi

Plot 5 gola në Gjakovë, A&N fiton ndaj Vëllaznimit


20 March, 2022 @15:10

Një ndeshje mjaft interesante, me plot 5 gola dhe madje edhe me tensione pas ndeshjes u luajt sot në Gjakovë.

Në fund, skuadra vendase e Vëllaznimit u mposht 2-3 nga skuadra prizrenase A&N. Njëkohësisht, trajneri i Vëllaznimit, Genc Tamniku, sot u mposht nga ish-skuadra e tij.

TABELA AKTUALE

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 0-1 për skuadrën prizrenase. Noumoufa Diarra realizoi nga pika e bardhë (24’) dhe arriti që ta dërgojë skuadrën e tij në pushim me epërsi.

I njëjti lojtar shënoi për 0-2 të prizrenasve përsëri nga pika e bardhë (51’), e pastaj pasoi përmbysja e përkohshme gjakovare.

Vëllaznimi shënoi dy herë shpejt e shpejt dhe e barazoi ndeshjen në 2-2, por për fatin e keq të tyre, skuadra A&N e gjeti golin e tretë me Ousmane Bamba dhe e fitoi këtë takim me rezultat 2-3.

Humbja e pësuar sot bën që Vëllaznimi ta bëjë edhe një tjetër lëshim në luftën për rikthim në Superligë, kurse prizrenasit e A&N tashmë ndodhen mbi gjakovarët në renditje.

Xhiron e ardhshme, Vëllaznimi i shkon Rahovecit, kurse skuadra A&N luan në Korishë ndaj Trepçës.

Vëllaznimi 2-3 A&N [Lek Vula 54, Antonio Marku 60 - Noumoufa Diarra 24p., 51p., Ousmane Bamba 87]


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë