NEWCASTLE UNITED
Pochettino synimi Nr. 1
29 April, 2020 @14:06
Ish trajneri i Tottenham Hotspurit, argjentinasi Mauricio Pochettino, thuhet të jetë synimi numër një i Newcastle Unitedit, nësë këta të fundit përfundimisht blihen nga pronarët e rinj arab.
Raportet nga mediat britanike bëjnë të ditur se posa të kryhet blerja prej 300 milionë funtave e klubit, Poch është parë si njeriu më i duhur për postin e trajnerit të ri të ekipit.
The Sun në anën tjetër ka treguar se në konzorciumin e ri me Amanda Staveley udhëheqëse, po shikohen me kujdes yjet e futbollit, ashtu që Newcastle të bëhet sa më tërheqës për të gjithë.