KUPA E KONFEDERATAVE - GRUPI A
Portugalia e Meksika në gjysmëfinale
24 June, 2017 @18:47
Me ndeshjet e luajtura sot ka përfunduar gjithçka sa i përket Grupit A në Kupën e Konfederatave.
Pas fitoreve përkatëse ndaj Zelandës së Re e Rusisë, Portugalia dhe Meksika janë skuadrat që kanë arritur kualifikimin për në fazën gjysmëfinale të garës.
Portugalia e mposhti sot pa probleme 4-0 Zelandën e Re, derisa Meksika fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Rusisë nikoqire, për ta siguruar kështu kualifikimin.
Në krye të Grupit A ka përfunduar Portugalia falë golaverazhit, kurse Meksika kualifikohet nga vendi i dytë.
Nesër me fillim nga ora 17:00 zhvillohen edhe ndeshjet e fundit të Grupit B, pas të cilave kuptohen 4 përfaqësueset gjysmëfinaliste të turneut. Sipas rregullave, i pari i Grupit A në gjysmëfinale luan me të dytin e Grupit B dhe rrjedhimisht i pari i Grupit B luan me vendin e dytë nga Grupi A.
GRUPI A
1 | Portugalia | 3 ndeshje | 7 pikë | |
2 | Meksika | 3 ndeshje | 7 pikë | |
3 | Rusia | 3 ndeshje | 3 pikë | |
4 | Zelanda e Re | 3 ndeshje | 0 pikë |