BIG RAFA

REUTERS/Luke MacGregor
Premton 5 tituj
23 November, 2012 @12:23
Kryetrajneri i ri i Chelseat, Rafael Benitez, i cili do të ulet për herë të parë në bankën e Chelseat në ndeshjen derbi të xhiros së XIII të Premier League ndaj kampionit aktual Manchester City, ka dhënë premtime koxha të mëdha në konferencën e parë të tij për shtyp.
“Do t’i fitojmë të gjitha titujt ku do të garojmë, në pesë sosh jemi ende në garë dhe po të mos besoja në aftësitë dhe kualitetet e ekipit as që do e merrja këtë përgjegjësi,” citohet të ketë thënë ish trajneri i Liverpoolit dhe Interit, Benitez.
Benitez erdhi në krye të Chelseat ditë më parë, pasi që pronari i klubit londinez, rusi Roman Abramovich, shkarkoi italianin Roberto Di Matteo.