Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EVERTON

Prezentohet Martinez

REUTERS

Prezentohet Martinez


5 June, 2013 @15:11

Pas negociatave të shumta me drejtuesit e Wigan Athletic, Everton ka bërë të ditur se kanë arritur që të mirren vesh për dëmshpërblimin e trajnerit Robreto Martinez. 

Spanjolli Martinez ka qenë disa ditë në bisedime me drejtuesit e Evertonit dhe bëhet e ditur se ata kanë arritur të bien dakord për të gjitha kushtet e kontratës - të cilat nuk janë bërë të ditura nga klubi i kaltër i Liverpoolit. 

Martinez 39 vjeç, pas viteve të kaluara në Wigan Athletic, ka qenë favoriti kryesor për të zëvendësuar ish trajnerin e Evertonit, David Moyes, i cili tashmë kaloi në Manchester United. Dëmshpërblimi që i ka paguar Everton Wiganit është 1.5 milionë euro. 

Martinez ka arritur t’ia sjellë Wigan Athleticut trofeun e parë në histori të klubit këtë stinor, duke e fituar FA Cup, kur në finale patën mposhtur Manchester Cityn 1-0. Mirëpo, përkundër këtij suksesi, Wigan nuk ka arritur të mbijetojë në Premier League të Anglisë dhe ka rënë në nivel më të ulët, The Championship (siç njihet liga e dytë angleze e futbollit).


 
Të gjitha lajmet nga Premier League