MOU

REUTERS
C.Ronaldo mendon se din gjithçka
5 June, 2013 @14:59
Me të shkuar në Chelsea, Jose Mourinho, ka treguar problemin që e ka pasur me Cristiano Ronaldon.
Në një intervistë në emisionin televiziv spanjoll, Punto Pelota, Mourinho ka treguar se problemi ka qenë sa i thjeshtë aq edhe bazik.
“Kam pasur vetëm një problem me atë, shumë të thjeshtë, shumë bazik. Kjo ka qenë se kur trajneri e kritikon lojtarin për atë që mendon se do të ishte përmirësim taktik. Në atë moment ai këtë nuk e morri si të arsyeshme sepse mendon që din gjithçka dhe se trajneri nuk mund ta zhvillojë atë më tepër,” kanë qenë fjalët e Morinhos në emision, transmeton anglezja The Independent.
Marrëdhënia ndërmjet portugezëve në Madrid është ftohur në Santiago Bernabeu, kur Mourinho ka thënë se Ronaldo nuk do të jetë pjesë e futbollistëve në ndeshjen e fundit të tij me Realin.
“Cristiano ka pasur tre stinorë fantastikë me mua. Nuk e di cila është më e mira e karrierës së tij, përshkak se ka kaluar kohë të mirë edhe në Manchester,” ka thënë më tutje Mourinho duke folur për yllin portugez dhe transferin më të shtrenjtë në botë, Cristiano Ronaldo.