DRENICA-PRISHTINA
Prishtina barazon dhe e humb kreun
12 October, 2016 @16:58
Në një terren tejet të vështirë për lojë për shkak të shiut, Prishtina është ndalur pa gola në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj.
Skuadra e Prishtinës ishte më sulmuese se Drenica vendase, mirëpo goli nuk erdhi për asnjë moment.
Përveç barazimit, lajm i keq për Prishtinën është edhe ndëshkimi me karton të verdhë i Armend Dallkut, i cili tashmë ka 5 kartonë të verdhë dhe do të mungojë në ndeshjen ndaj Trepçës ‘89 xhiron e ardhshme, ndeshje shumë e rëndësishme në luftën për titull.
Ky barazim dhe fitorja e ‘89-shit në anën tjetër, bën që Prishtina të bie nga kreu i Superligës, me mitrovicasit që tashmë e mbajnë atë.