Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERLIGA E KOSOVËS

Prishtina del në krye

COPYRIGHT/ BOROZANI.COM

Prishtina del në krye


7 November, 2012 @17:30

Xhiroja e katërmbëdhjetë e Superligës së Kosovës nuk solli ndonjë befasi të theksuar. Prishtina ka arritur të mposht Lirinë e dobësuar sivjet me rezultat të thellë dhe bindës 3-0.

Pastaj Trepça mposhti Vëllaznimin me golin e vetëm të shënuar nga Emin Baliqi në minutën e 65-të të ndeshjes, duke i lënë gjakovarët ende pa fitoren e shumëkërkuar.

Besa tregoi se është këndellur sadopak duke mos pësuar nga Hysi në Merdare, ku ndeshja përfundoi me barazim, derisa Besa ka filluar të këndellet mirë.

Ferronikeli ka vazhduar me lojëra të mira si vendas, ku ekipi i Ramiz Krasniqit ka arritur të shënojë fitoren e radhës ndaj Dritës së Arbnor Morinës 2-0.

Me këto rezultate Prishtina tash ka dalë në vendin e parë të tabelës me dy pikë më shumë se Trepça 89. Besa ka kërcyer në vendin e tetë, derisa Liria e Kosova e Vushtrrisë janë të fundit në tabelë.

REZULTATET DHE GOLASHËNUESIT:

Prishtina - Liria 3-0 (Berbatovci 5’, Latifi 38’, Krasniqi 82’); Kosova V - Drenica 0-0; Trepça - Vëllaznimi 1-0 (Emin Baliqi 60’); Hysi - Besa 1-1; Ferronikeli - Drita 2-0;

NESËR:

13:00 Hajvalia - Trepça 89;


 
Të gjitha lajmet nga