Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALJA E PLAYOFFIT

Prishtina fiton titullin kampion, pasi mposht Liburnin në finale

Prishtina fiton titullin kampion, pasi mposht Liburnin në finale


27 June, 2020 @21:09

Skuadra nga kryeqyteti Mabetex Prishtina ka arritur të shënojë fitore në finale të PlayOffit të futsallit të Kosovës, duke e mposhtur Liburnin 4-2 [2-1]. 

Me këtë fitore, Mabetex Prishtina është bërë kampione e Kosovës në futsall, në përballjen që u zhvillua në palestrën Bill Clinton të Ferizajit pa prani të publikut.

Me këtë triumf, pas shumë kohësh ndërprehet seria e titujve të skuadrave jashtë kryeqytetit, pasi që në vitet e fundit Liburni dhe Feniksi kanë dominuar futsallin e Kosovës.

Hije këtij takimi i dhanë disa incidente të lojtarëve gjatë ndeshjes, pasi që u bënë disa ankesa në referim nga ekipi gjakovar.

Kurse Liburni në njoftimin e vet pas ndeshjes ka bërë të ditur se klubit të tyre duhet t’i shpjegohet se si një gjyqtar nga Prishtina, Besart Ismajli, ka referuar ndeshjen ku luan qyteti i tij.


 
Të gjitha lajmet nga