FLAMURTARI - PRISHTINA
Prishtina humb kreun, e befason Flamurtari
18 February, 2019 @15:35
Rivali lokal i Prishtinës, ka bërë befasinë e javës së parë të stinorit pranveror.
Flamurtari, që ndeshjen si vendas sot e luajti te stadiumi i Prishtinës, Fadil Vokrri, ka arritur që të mposht Prishtinën 2-0 dhe atë me 10 lojtarë në fushë!
Kjo fitore e Flamurtarit ka bërë që Prishtina të humb që në xhiron e parë pranverore lidershipin në Superligë, pasi që Feronikeli mposhti Lirinë në ndeshjen tjetër.
Quansah i Flamurtarit u ndëshkua me karton të kuq pas 22 minutave lojë sot, dhe kjo fare nuk i pengoi kuqezinjëve për vazhdim të lojës.
Ka qenë së pari lideri i shënuesve në Superligë, Alban Shillova, që i dha epërsinë ekipit, ndërsa pak para fundit të pjesës së parë atë e dyfishoi Egzon Krasniqi, 2-0.
Në pjesë të dytë, krejt tentimet ishin të Prishtinës, por as Gauthier Mankenda, që ishte më i dalluari, as shokët tjerë të skuadrës nuk arritën të befasojnë Flamur Nezirin në portën flamurtarasve.