LIRIA - FERONIKELI
Kastriot Rexha bën Niklin lider, Liria në rrezik
18 February, 2019 @15:28
Feronikeli është lider i ri i Superligës. Që në xhiron e parë të pjesës pranverore të stinorit, me anë të dy golave të shënuara nga përvoja e Kastriot Rexhës, Feronikeli ka fituar Lirinë 0-2 dhe ka parë veten lider.
Lidershipi i Feronikelit erdhi pasi që Prishtina dështoi në përballje ndaj Flamurtarit, që luajti me 10 lojtarë!
Feronikeli kishte më shumë se loja në Prizren. Para qindra të mbledhurve në Përparim Thaqi, të gjelbërit e drejtuar nga Zekirija Ramadani arsyetuan plotësisht epitetin e favoritit dhe lehtë arritën te golat dhe te fitorja, që ua dha kreun, pas 18 xhirove në Superligë.
Derisa Liria në anën tjetër tashmë rrezikohet seriozisht për rënie nga elita, Feronikeli javën që vjen pret në derbi Llapin. Liria do të udhëtojë në Fadil Vokrri, për t’u takuar me Prishtinën.