REIMS - RENNES

Foto: Stade de Reims Official
13 minuta për asist në fitore
17 February, 2019 @20:32
Mesfushori i krahut në reprezentacinoin e Kosovës, Arbër Zeneli, ka regjistruar asistimin e tij të parë në Ligue 1, 13 minuta pasi që u fut në lojë.
Zeneli u fut në ndeshje në minutën e 55-të të takimit pranë rezultatit 1-0 për ekipin e tij Reims ndaj Rennais dhe asistoi te Matheiu Cafaro për 2-0.
Fitorja e çon Reimsin në pozitën e tetë të klasifikimit me 28 pikë.