BARCELONA - VALLADOLID
Messi mjaftoi për rikthim te fitorja
16 February, 2019 @22:56
Pas tre barazimeve me radhë, dy në La Liga dhe një në Kupë, Barcelona ka shënuar fitoren e parë të muajit shkurt.
Ka mjaftuar një penallti e Lionel Messit për të sjellë fitoren e katalonasve, pasi që në zonë u ndal Gerard Pique.
Messi shënoi dhe Barcelona fitoi, derisa gjatë ndeshjes blaugranat patën edhe një sërë rastesh për të shënuar, por goli s’erdhi.