GJILANI

FOTO/ sc Gjilani
Gjilani me dy përforcime nga Bregu i Fildishtë
17 February, 2019 @17:24
Skuadra e Gjilanit sot ka prezentuar dy përforcime nga Bregu i Fildishtë.
Vëllezërit Keita Aziz dhe Keita Raza (që të dytë 22 vjeç), do të jenë pjesë e Gjilanit deri në qershor të vitit 2021.
Gjilani aktualisht gjendet në pozitën e katërt me 27 pikë të grumbulluara, derisa dje pësuan nga Drita me rezultat 3-1.