LIBURNI - PRISHTINA
Kupa e Kosovës shkon te Liburni
17 February, 2019 @22:19
Skuadra lidere e Superligës së Kosovës në futsall, Liburni, ka arritur që të fitojë trofeun e Kupës së Kosovës sot.
Liburni ka shënuar fitore në finale ndaj Prishtinës me rezultat të ngushtë 4-3.
Golat për Liburnin shënuan Arbër Dobroshi dhe Halim Selmanaj nga dy, ndërsa për Prishtinë dy gola erdhën nga Agon Ramadani dhe një nga Oso Gjinovci.
Me këtë, trofeun e parë të stinorit e ka fituar ekipi gjakovar, që tashmë kërkon që të përfundojë stinorin me kurorë të dyfishtë, duke e synuar edhe titullin kampion.