KRISTI VANGJELI
Prishtina zyrtarizon ish-lojtarin e kombëtares
15 July, 2021 @13:57
Kampionia e Kosovës, Prishtina, pas eliminimit nga raundi i parë kualifikues i Ligës së Kampionëve ka zyrtarizuar një përforcim me mjaft përvojë.
Fjala është për ish-mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Kristi Vangjeli, që tash e tutje do të djersit fanellën bardhekaltër të kryeqytetit.
Vangjeli përgjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e shumë ekipeve të ndryshme, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e Tiranës.
Ai, tash 35-vjeç, përgjatë karrierës së tij ka luajtu për Chernomoretsin ukrainas, Arisin grek, Astran rumune derisa në Shqipëri ka qenë pjesë e Skënderbeut dhe së fundi Tiranës.
Vangjeli ka ardhur te Prishtina me parametra zero, pasi që kontrata e tij me ekipin e Tiranës ka përfunduar me të përfunduar stinori 2020/21.