PAS FINALES
Idetë e Southgate: portieri do të gjuante penalltinë e gjashtë dhe ku të hidhej Pickford!
14 July, 2021 @17:09
Selektori i Anglisë, Gareth Southgate, që u kritikua për përzgjedhjen e tij në ekzekutim të penalltive në finale të EURO 2020 ndaj Italisë, ka pranuar se penalltinë e gjashtë të ekipit e kishte regjistruar në emër të portierit Jordan Pickford.
E këtë e zbuluan mediat nga kamerat e listës së tij, ndërsa më pas kjo gjë u konfirmua nga selektori.
Southgate kishte futur në lojë Marcus Rashfordin dhe Jadon Sanchon, 2 minuta para fundit të lojës, duke i besuar penalltinë numër 3 dhe 4 sipas renditjes. Mirëpo, të dy këta zhgënjyen, pasi që i pari qëlloi shtyllën, ndërsa i dyti shutoi zbehtë dhe Gigi Donnarumma ia mbrojti penalltinë.
Në fund, ishte Bukayo Saka i Arsenalit që kishte përgjegjësinë për të barazuar rezultatin dhe për të çuar ekzekutimet në serinë një-me-një. Por, edhe ai pa penalltinë e tij të mbrojtur nga Donnarumma.
Nëse do të kishte shënuar Saka, atëherë në rend ishte portieri anglez Pickford.
Në anën tjetër, Pickford kishte pranuar edhe shënimet, që i shënoi në shishen e tij të ujit, për penalltitë shtesë, ku shkruante: Florenzi (kërce djathtas), Raspadori (kërce majtas), Acerbi (kërce majtas), Bastoni (kërce djathtas), Donnarumma (kërce djathtas).