ARBËR PREKAZI
Prekazi flet pas transferimit të tij te Gjilani
14 July, 2021 @16:34
Skuadra e Gjilanit e riktheu përsëri Arbër Prekazin në skuadër, pas aventurës një vjeçare te Ballkani.
Prekazi në lidhje me transferimin e tij ka thënë se do të angazhohen për t’i gëzuar “Skifterat” në fund të sezonit.
“Po rikthhem pas një viti te Gjilani dhe po ndihem sikurse në shtëpinë time. Respektin që kam krijuar me grupin e lojtarëve që nga hera e parë që isha këty, më shtyu që pa asnjë hamendje t’i bashkohem projektit të klubit”.
“Historitë dhe ngjarjet e mëdha shkruhet vetëm me sukses, e për këtë ju garantoj që secili prej nesh me punë, angazhim e sakrificë të madhe, do të mundohemi që t’i gëzojmë me trofe Skifterat dhe gjithë dashamirët e klubit”, ka thënë Prekazi.