MAN UTD
Për Rashford stinori nis në tetor
14 July, 2021 @16:15
Me bashkëlojtarët e tij tek kombëtarja e Anglisë, Marcus Rashfrod me Jadon Sancho dhe Bukayo Saka, humbën penalltinë në ndeshjen fianle ndaj Italisë, ku këta të fundit u bënë kampionë, por 3 lojtarët e cekur morën abuzime racore në rrjetet sociale pas ndeshjes.
Por, Rashfrod tani është i shqetësuar dhe me një problem të tij, i cili mund të mos luaj deri në fund të tetorit pasi vendosi të ndërhynte në një lëndim në shpatullë.
Sulmuesit 23-vjeçar iu bë një skanim të martën dhe u vendos që ai mos të merr pjesë as në stërvitje, por të pushojë deri në fund të korrikut, ku do të operohet.
Parashikohet që Rashford të mbetet jashtë për 12 javë, gjë që do të jetë një goditje e rëndë për planet e menaxherit të United, Ole Gunnar Solskjaer për fillimin e sezonit të ri. Premier League pritet të filloj me 13 gusht 2021.
Sulmuesi anglez shënoi 11 gola në 37 paraqitje të Premier League sezonin e kaluar, por nuk kishte ndikim shumë për Anglinë në “EURO 2020”. Për Anglinë gjatë evropianit EURO2020 Rashford luajti 85 minuta.