UCL
Lirim Kastrati me asist, Dinamo kualifikohet
14 July, 2021 @9:01
Dinamoja e Zagrbit është kualifikuar në raundin e dytë të fazës kualifikuese për Ligë të Kampionëve, pasi që ka mposhtur në përballjen e dytë ekipin islandez Valur 0-2.
Në ndeshjen e parë, në Maksimir të Zagrebit Dinamoja kishte fituar 3-2 dhe kështu me rezultat të përgjithshëm nga dy ndeshjet, 5-2, kampioni i Kroacisë ecën tutje.
Futbollisti i Kosovës, Lirim Kastrati në këtë ndeshje ishte rezervist, ndërsa trajneri Damir Krznar e inkuadroi në minutën e 70 të ndeshjes për të zëvendësuar reprezentuesin Lovro Majer.
E Kastrati 22-vjeçar nuk zhgënjeu trajnerin, duke asistuar në golin e dytë të skuadrës të shënuar nga sulmuesi i reprezentacionit kroat, Mislav Orsic, për përfundmitaren 0-2 [Ivanusec 31, Orsic 88].
Në raundin e dytë kualfifikues drejt Ligës së Kampionëve, Dinamo do të luaj me kampionin e Qipros, Omonoia.