Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SOKOL CIKALLESHI

Pritje e sikletshme

Pritje e sikletshme


22 June, 2016 @4:29

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, ka folur në konferencën e fundit për shtyp për gjasat e Shqipërisë për të shkuar tutje, duke e ndarë në dy këndvështrime pritjen që duhet ta bëjë skuadra deri në përfundim të ndeshjeve të grupeve të tjera për të mësuar nëse do të kualifikohet apo jo.

“Sigurisht pritjen duhet parë në dy këndvështrime. Në anën pozitive, se ne po presim diçka madhore siç është kalimi i grupeve. Sigurisht është diçka mjaft e madhe për kombëtaren tonë dhe shpresojmë që në fund të kemi një fund të lumtur. Ndërsa në anën e saj negative, ne jemi në çdo moment në tension dhe në çdo moment që jemi me çunat e tjerë, flasim vetëm për ndeshjet e darkës, rezultatet, kush na kualifikohet e kush jo. Kështu që, është siklet duke pritur,” tha Cikalleshi.

Ai më tej foli edhe për zgjedhjen e parë të De Biasit në sulm, i cili kohëve të fundit po preferon më shumë Armando Sadikun, megjithëse Cikalleshi gjatë fazës së kualifikimeve ka pasur më shumë minutazhë.

“Të jesh sulmues i kombëtares është nder dhe privilegj. Nuk do të pranoja se ai vend ishte pronë e imja. Sigurisht me performancat në çdo ndeshje, çdo njeri mund ta marr atë. Mund të them vetëm që është zgjedhje e trajnerit dhe sigurisht performancat e Sadikut kanë qenë të mira dhe trajneri ka parë që për momentin ka qenë zgjedhja më e mirë për ekipin dhe unë duhet ta pranoj këtë gjë.”

Cikalleshi nga tri ndeshjet e zhvilluara në EURO 2016, ka luajtur vetëm në ndeshjen e parë kundër Zvicrës, duke u inkuadruar në lojë në pjesën e dytë.


 
Të gjitha lajmet nga