MEDIA
I kanë marrë ftesat?!
16 August, 2016 @20:39
Sipas një raporti të botuar në Kosovapress, thuhet që reprezentacioni i Kosovës në futboll po pret që të pranojnë ftesën futbollistët si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Shani Tarashaj.
Një zyrtar i FFK-së i ka thënë sot portalit në fjalë, se Albert Bunjaki ka kontaktuar me futbollistët në fjalë dhe brenda javës që vjen maksimalisht, pritet të shihet nëse këta do të pranojnë ftesën ose jo.
GRUPET DHE ORARI KUALIFIKUES I KOSOVËS DHE SHQIPËRISË PËR RUSIA 2018
Sidoqoftë, këtu vetëm një gjë është e sigurt, se përzgjedhësi i përfaqësueses gjendet në Angli, ku me ekipet e tyre luajnë Xherdan Shaqiri (Stoke City), Granit Xhaka (Arsenal), Valon Behrami (Watford), Shani Tarashaj (Everton) e Adanan Januzaj (huazim në Sunderland, nga Manchester United). Bunjaki do të takohet me lojtarët dhe do ta respektojë vendimin e tyre çfarëdo që është.
Deri më tani janë zyrtarizuar Milot Rashica, Alban Meha, Herolind Shala dhe Sinan Bytyqi. Thuhet që edhe Valdet Rama të ketë pranuar ftesën, por zyrtarisht nuk ka asgjë ende.
Se kush do të mund të vijë të përfaqësojë reprezentacionin e Kosovës përgjatë “Rusia 2018” mbetet të shihet në ditët në vijim.