Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMET E FUNDIT PËR LIGUE 1

PSG shpallet kampion, Lyon humbësi më i madh

PSG shpallet kampion, Lyon humbësi më i madh


30 April, 2020 @18:26

Para pak çastesh edhe zyrtarisht doli vendimi që i jep fund Ligue 1 dhe 2 këtë stinor 2019/20, duke shpallë edhe ekipet kampione të ligave përkatëse, të rëna dhe ato që kanë siguruar garat evropiane për stinorin 2020/21.

Kështu Paris St Germain është shpallë kampion i stinorit 2019/20 në Ligue 1, ndërsa nënkampion Olympique Marseille. Në gara evropiane kanë dalë bashkë me dyshen e përmendur edhe Rennes, Lille, Reims, Nice.

Ndërsa fati më i keq ka qenë për Lyonin, të cilët me pozitën e shtatë në renditje do të mbesin pa gara evropiane për herë të parë që prej stinorit 1996/97! Pra pas më shumë se dy dekadave Lyoni nuk do të jetë pjesë e garave të UEFA-së 2020/21.

Ligue 1

Amiens dhe Toulouse bien nga Ligue 1, ndërsa kampioni i Ligue 2 Lorient dhe ndjekësi i tij Lens, do të jenë anëtarët e rinj të Ligue 1 2020/21.

Komisioni që mori vendimin ka bërë të ditur se presin edhe ankesa për këtë vendim, që ka qenë më i miri i mundshëm për situatën që u krijua me pandeminë COVID-19.


 
Të gjitha lajmet nga