Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI - DRENASI

Qëndrim Dautaj për fitoren e dytë me radhë

Foto: KF Vëllaznimi

Qëndrim Dautaj për fitoren e dytë me radhë


21 October, 2020 @16:09

Pas fitores ndaj Lirisë, Vëllaznimi ka arritur të shënojë edhe një tjetër fitore.

Sot skuadra e drejtuar nga Ekrem Radoniqi arriti ta mposhtë Drenasin me rezultat 1-0.

Vendimtar në këtë fitore të shënuar ishte goli i Qëndrim Dautajt, emër i njohur në futbollin kosovar, në pjesën e parë, pasi që epërsinë e arritur pas 45 minutave të parë gjakovarët e ruajtën maksimalisht deri në fund të duelit.

TABELA AKTUALE

Fitorja e shënuar sot e ngritë Vëllaznimin në kuotën e 8 pikëve, aq sa ka edhe Drenasi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë