ZEKIRIJA RAMADANI

Ramadani: Nuk ishte e lehtë
13 February, 2021 @18:09
Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, pas ndeshjes ka komentuar fitoren e shënuar ndaj skuadrës së Drenicës.
Ramadani e vlerësoi lartë paraqitjen e futbollistëve të tij, derisa ndeshjen e fituar me rezultat 3-1 e vlerësoi jo të lehtë.
“Sot duhet të jemi të kënaqur me këtë fitore. Uroj futbollistët e mi dhe ata të Drenicës për angazhimin dhe lojën që shfaqën në këto temperature të ulëta. Falënderoj skuadrën për luftën që bëri në fushë. Nuk ishte e lehtë, sepse tradita e ndeshjeve me Drenicën tregon që nuk ka takim të lehtë,” tha Ramadani për Art Sport.