PAS NDESHJES
Ramadani: Nuk ka ekip të dobët në Superligë
18 February, 2017 @14:54
Në ndeshjen e tij të parë si trajner i Trepçës ‘89, Zekirja Ramadani arriti fitore bindëse dhe e arriti çerekfinalen e Kupës së Kosovës.
Pas ndeshjes, ai u shpreh:
“I uroj futbollistët për angazhimin dhe fitoren. Ishte një test shumë i mirë dhe jam i kënaqur me seriozitetin e ekipit. Kemi ende shumë gabime për të përmirësuar, mirëpo në një fushë si kjo, nuk i vë faj lojtarëve.
Nuk ka ekip të dobët në Superligë dhe duhet të vazhdojmë të punojmë.”