Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZEKIRIJA RAMADANI

Ramadani: Porta e paprekur, më e rëndësishmja pas tre pikëve

Foto: prishtinafc.com

Ramadani: Porta e paprekur, më e rëndësishmja pas tre pikëve


19 September, 2020 @19:42

Trajneri i ri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, në deklaratën e tij dhënë pas ndeshjes ka thënë se ndihet i lumtur me fitoren, por më e rëndësishmja pos pikëve është porta e paprekur e ekipit.

Prishtina XI

“Ndeshje e mirë e zhvilluar nga të dy skuadrat. Arritëm qëllimin objektivi i së cilës ishte fitorja. Përveç tre pikëve me gëzon fakti që e mbajtëm portën tonë të paprekur, gjë shumë e rëndësishme kjo. I uroj futbollistët për fitoren dhe normalisht na pret punë në vazhdim duke shpresuar që të jemi si sot të përgatitur. Menjëherë të martën na pret Arbëria të cilën e pamë se çfarë bëri në Mitrovicë. Duhet ta marrim shumë seriozisht atë ndeshje dhe vetëm kjo është që tani kërkojë nga futbollistët, vetëm seriozitet nga çdo ndeshje e radhës,” ka thënë Ramadani.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Kjo ka qenë ndeshja e parë zyrtare për shkupjanin Ramadani me Prishtinën, që e nisi me fitore.

PORTAT E PAPREKURA NE SUPERLIGE

Kujtojmë Zekirija Ramadani është trajner i parë që ka arritur të bëhet dy herë kampion me dy ekipe të ndryshe brenda tre viteve në Superligë të Kosovës.

Prishtina nisi stinorin me fitore 3-0 ndaj Drenicës së drejtuar nga Fadil Rama, derisa bardhekaltërit dominuan në përballje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga