Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINË

Ramiz Sadiku ndërron trajnerin!

Granit Dervisholli (majtas) duke zyrtarizuar punën si trajner i ekipit të parë/ Foto: KF RamizSadiku/fb

Ramiz Sadiku ndërron trajnerin!


21 September, 2022 @13:13

Skuadra prishtinase, Ramiz Sadiku, ka bërë të ditur sot se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin që nisi stinorin Triumf Sinani.

Në vend të tij, ekipi kryeqytetas ka emëruar Granit Dervishollin, i cili ka nisur që sot punën me seniorët.

“Granit Dervisholli merr timonin e ekipit të seniorëve. Trajneri i ri bashkë me stafin e tij sot kanë mbajtur stërvitjen e parë me ekipin dhe janë ndarë shumë të kënaqur me dëshirën dhe motivin e treguar gjatë treningut të parë. Falenderojmë Triumf Sinanin bashkë me stafin e tij për punën e bërë deri më tani. Vazhdojmë të bashkuar drejt synimeve tona,” - ka shkruar njoftimi zyrtar i KF Ramiz Sadikut, botuar në rrjete sociale sot.

TABELA AKTUALE

Përndryshe, Ramiz Sadiku në gjashtë xhirot e para të Ligës së Parë, Grupi B, ka arritur të regjistrojë një fitore të vetme, ndërsa është i parafundit në renditje me 5 pikë.

Dervisholli që do të merr barrën e ekipit të parë tash, pritet të debutojë në ndeshje zyrtare që në xhiron e ardhshme dhe atë ndaj Vllaznisë së Pozharanit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë