REAL MADRID
Ramos lëndohet përsëri
1 April, 2021 @16:08
Ramos luajti vetëm katër minuta në ndeshjen kundër Kosovës, duke u futur në fushë në minutën e 86-të, qëndroi duke u stërvitur në fushë edhe pas ndeshjes aty vuri re lëndimin.
Ai e konfirmoi lëndimin në një postim në rrjetet sociale.
“E vërteta është që unë kam munguar për disa javë. Një lëndim është gjithmonë një pushim sportiv dhe emocional. Për fat të mirë, për disa ditë tani jam ndjerë më mirë, por në futboll si në jetë, fat i keq të përcjell”, shpjegoi mbrojtësi.
“Dje, pas ndeshjes, isha duke u stërvitur në fushë dhe vura re problem në këmbën e majtë. Sot jam testuar dhe është konfirmuar se kam një lëndim të muskujve,” tha ai.
“Nëse ka diçka që më lëndon, është pasi nuk do jem në gjendje të ndihmoj ekipin në këto ndeshje shumë të rëndësishme në të cilat ne luajmë dhe gjithashtu nuk jam në gjendje të kthej dashurinë dhe energjinë që më transmeton fusha. Unë nuk mund të bëj ndryshe, thjeshtë duhet të punosh fort dhe të brohorasësh ekipin me shpirt”, vazhdoi Ramos.
Real Madrid përballet me Eibar këtë të shtunë, në La Liga, për tu ndeshur më pas dy ndeshje e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, dhe ndeshjen vendimtare të La Liga kundër Barcelonës.